Ky është momenti kur një avion pasagjerësh i Azerbaijani Airlines, i cili u nis nga Bakuja për në Grozni të Rusisë, u rrëzua në perëndim të Kazakistanit.
🛬 Bird strike causes a plane en route from Baku to Grozny to crash at Aktau Airport
Lexo edhe :
Related Posts
• The rescue teams are on-site, with reports of survivors https://t.co/AT9N6hcxuc pic.twitter.com/PpeALGFymX
— Anadolu English (@anadoluagency) December 25, 2024
Sipas informacioneve paraprake, piloti bëri një ulje emergjente pasi u përplas me një tufë zogjsh, për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës.
Autoritetet thanë se në bord ishin 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Mediat raportojnë se 40 prej tyre humbën jetën, ndërsa 27 persona kanë shpëtuar, mes tyre 3 fëmijë. Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje shkuan ekipet e shpëtimi që ndihmuan në nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, ndërsa dhjetëra zjarrfikës punuan për shuarjen e flakëve në vendngjarje. /vizionplus.tv







