E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha në juglindje, asnjë i ndaluar

Vatra të shumta zjarri jane shfaqur ditët e fundit në bashkitë Kolonjë, Korcë e Maliq në qarkun e Korcës.

Vetem ne fshatrat Boshanj, Psar, Selenicë e Pishës dhe Lubonjë jane shkrumbuar me shume se 20 Ha me pisha dhe dushk.

Siperfaqe të mëdha me shkurre dhe barishte janë djegur ne afersi te qytetit te Korces duke rrezikuar edhe banesat por edhe ne disa fshatra te bashkise se Maliqit dhe ne asnje rast policia nuk ka arritur te gjeje autoret.

Sipas nenkryetarit të bashkisë Korcë,  Thanas Tona, ne te gjitha rastet zjarret kane qene te qellimshme.

Reklamë

Edhe vitin e kaluar zjarret kane qene te shumta ne te gjithe juglindjen e vendit dhe ashtu si kete vit policia por asnje rast nuk ka pasur as te ndaluar e as te dyshuar edhe ne rrethana kur sherbimi zjarrfikes edhe nje vit me parë e ka ngritur zërin duke thënë se zjarret kanë qënë të qëllimshme në pyje e kullota.

 

Më shumë video

Reklamë