E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri përfshin banesën në Gjirokastër, shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh

Flakët kanë përfshirë një banesë në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës.

Zjarrfikësit u njoftuan për zjarrin e pikasur në oxhakun e banesës. Pas lokalizimit të vatrës, ata arritën të shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në pjesë të tjera të shtëpisë.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri ka nisur në oxhak, dyshohet për shkak të skorjeve të mbledhura ndër vite që nuk ishin pastruar.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse po vijojnë verifikimet në vendngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme serioze apo të lënduar në njerëz.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë