E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ Ministria e Shëndetësisë: Po jepet shërbimi me kapacitet të plotë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për zjarrin e rënë pasditen e sotme në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës.

Ministria shpreh falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit

Në dekaratë thuhet se janë ende duke u hetuar shkaqet, ndërsa spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë.

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Reklamë

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, deklaron Ministria e Shëndetësisë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë