Një vatër zjarri që ka rënë në pyjet e Tërbunit dhe livadh Hamzit, ka sjellë një situatë problematike prej më shume se 4 ditësh, duke djegur sipërfaqe të tëra pyjore.
Gjatë ditës së sotme po punohet për shuarjen edhe nga ajri.
Ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur në disa lagje, ndërsa flakët i janë afruar banesave. Era vijon te favorizojë përhapjen e flakëve duke e bërë më të vështirë operacionin.
Aktualisht sipas emergjencave të angazhuara janë 4 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca vendore, 15 vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 2 helikopterë.
Paralelisht në ndihmë me mjete rrethanore ju kanë ardhur edhe banorë të zonës.





