E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në ishullin e Sazanit, Ministria e Mbrojtjes: 122 trupa të Forcave të Armatosura po punojnë për ndërprerjen e flakëve

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit. Sipas ministrisë së mbrojtjes përveç avionit Canadair, në terren janë 122 trupa të forcave të Armatosura.

 

‘Ka nisur prej orëve të para të mëngjesit operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair Cl 415, mbështetje nga Greqia dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është bashkuar aksionit që po vijon prej më shumë se 48 orësh nga terreni. 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare, zjarrfikës, etj janë duke punuar për të ndërprerë përhapjen e flakëve.’– njofton ministria e mbrojtjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë