E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës vijon prej tre ditësh, koordinim me palën greke

Situata e zjarrit të rënë në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës mbetet ende problematike, pasi në terren raportohen vatra aktive. Sipas Prefekturës së Korçës, sot janë angazhuar rreth 40 forca nga MZSH, Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Policia, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë.

Operacioni për shuarjen e flakëve është i vështirë, pasi për të mbërritur në sipërfaqen e prekur duhen rreth tre orë ecje dhe zona paraqet rrezik të shtuar për shkak të pranisë së municioneve.

Prej tre ditësh, forcat në terren po punojnë edhe për hapjen e rrugëve dhe krijimin e brezave mbrojtës kundër zjarrit, për të parandaluar depërtimin e flakëve brenda kurorës së zonës së mbrojtur.

Zjarri ka prekur gjithashtu edhe anën tjetër të kufirit, ndërsa autoritetet shqiptare janë në koordinim me palën greke për monitorimin dhe ndërhyrjen në të dyja anët, me synim neutralizimin e plotë të vatrave.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë