Rendohet situata nga zjarret qe janë favorizuar edhe nga temperaturat e larta te ditëve te fundit. Emergjencat civile bëjnë me dije se është rritur shume numri i vatrave te reja.

 

Probleme ka thuajse ne te gjitha qarqet. Në fshatit Ibë në Tiranë disa hektarë janë përfshire nga flaket dhe zjarri nuk është vene ende nen kontroll për shkak të terrenit të thyer. Edhe në malin e Dajtit zjarri ka rene tek shkalla e Tujanit. Forcat zjarrfikëse u ndihmuan edhe nga garda e republikës,  por flaket nuk janë shuar plotësisht. Në vendngjarje mbërritën 15 forca të ushtrisë dhe 1 helikopter.

 

Edhe në Llogara prej disa ditësh vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive. Zjarri ka përfshire edhe pyjet e Matit, dhe zjarrfikësit, se bashku me punonjësit e bashkisë po tentojnë te vendosin nen kontroll flaket per te mos lejuar përhapjen e tyre.

 

Ndërkohe ne Elbasan është kërkuar ndërhyrja e forcave te ushtrisë, per te normalizuar situatën pas zjarrit qe ra ne pyllin e Krastës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *