Subscribe

Nëse deri përpara pak vitesh Shqipëria i humbiste sipërfaqet e gjelbra nga prerjet e paligjshme të pyjeve, vitet e fundit fenomeni që po i shkatërron ato janë zjarret.

 

Vetëm në vitin 2022 u shkrumbuan 3500 hektarë pyje, ku në pjesën më të madhe zjarret kanë qenë të qëllimshme.

 

Artur Kala

 

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve

 

Po shihen masa shtrënguese në kodin penal për zjarrvëniet me dashje.

 

Një tjetër shqetësim mbetet shfrytëzimi i pyjeve për mbjelljen e kanabisit, ku Kala thotë se duhet bashkëpunim i ngushtë me policinë.

 

Sipas INSTAT, në tre vitet e fundit janë të paktën 30 mijë hektarë më pak sipërfaqe pyjore, kullota apo me bimësi të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *