Shqipëria po përballet me një situatë alarmante zjarresh në disa vende të territorit, ndërsa temperaturat ekstreme që sot kanë arrijnë deri në 43 gradë Celsius kanë përkeqësuar përhapjen e flakëve.
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, bëri me dije se që në orët e para të mëngjesit janë angazhuar dronët Bayraktar TB2 të Forcës Ajrore, të cilët kanë kryer mbifluturime mbi 18 vatra aktive për të vlerësuar nga ajri shkallën e rrezikut.
“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. 🔎🔥
Ekuipazhet e 🚁 dhe efektivët tanë🪖🧑🚒 në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor🇦🇱, me përparësi në zonat e banuara.
See less,” deklaroi ministri Vengu.
Përballë kushteve ekstreme të motit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim nga komuniteti lokal, ndërsa strukturat e emergjencës mbeten të angazhuara në çdo cep të vendit për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin.
/vizionplus.tv





