Subscribe

I nxehti është rikthyer në Europë, e bashkë me të edhe zjarret. Situata paraqitet teje serioze në Greqi. Në ishullin Zakinthos raportohet se janë përhapur me shpejtësi disa vatra zjarri. Sipas mediave raportohet se zjarret shpërthyen të shtunën pasdite, duke përfshirë disa shtëpi dhe restorante në ishull.

 

Por situata është përkeqësuar në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, për shkak të erërave të forta. Të paktën 100 banorë kanë lënë shtëpitë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve.

 

Mëngjesin e kësaj të diele një avion, një helikopter, të paktën 20 mjete zjarrfikëse si dhe 40 zjarrfikës po luftojnë me flakët. Të patën 15 hektarë me pyje janë shkrumbuar këtë verë në ishullin Zakinthos. Përveç dëmeve të tjera, dhjetëra shtëpi dhe qindra turistë kanë braktisur ishullin për shkak të vatrave gjigande të zjarreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *