Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria, palët shtyhen...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra vijojnë të...

Zjarret në Shqipëri, 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve, 4 mbeten aktive

1 Shtator 09:58

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Në total janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.

Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 90 forcave ushtarake në bashkitë Bulqizë, Mat dhe Tiranë.

Katër vatrat aktive
Dajt, Tiranë: Vijojnë vatrat aktive në drejtim të Qafë-Priskës. Gjatë ditës së djeshme u angazhuan 15 zjarrfikës, 9 forca të ADZM-së, 20 ushtarakë dhe një helikopter. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Vajkal, Bulqizë: Zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja, në terren shkëmbor. Në operacion janë angazhuar 11 forca të MZSH-së, 5 forca pyjore, 7 vullnetarë dhe 30 ushtarakë.

Lundre, Mat: Zjarri vijon në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Në terren janë angazhuar 40 forca të MZSH-së dhe shërbimeve pyjore, 20 ushtarakë dhe një helikopter.

Ura e Shtrenjtë, Shkodër: Vatra vijon të jetë aktive në terren të thepisur, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e saj dhe parandalimin e përhapjes.

Katër vatra nën mbikëqyrje
Nën monitorim vijojnë situatat në Qafën e Helmës në Bulqizë, Qafën e Lugut në Korçë, malin e Qukësit në Prrenjas dhe Zhejë në Kurbin.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në asnjërën prej këtyre zonave nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile.

Autoritetet bëjnë me dije se kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Zjarret

Nga e njëjta kategori

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje pasi flakët “rrethuan” banesat

më shumë...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

më shumë...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto Carlos bëhen bashkë dhe blejnë klubin

më shumë...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

6:57

I shpëtoi jetën vajzës e cila u...

6:39

Presidenti, Abdixhiku: 6 deputetë të LDK janë...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.