E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 42 minuta më parë
Video · Vendi

Zjarret në “ofensivë”, situata problematike në disa zona

Situata e zjarreve në vend vazhdon të rëndohet nga dita ne dite.

 

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10 vatra në disa qarqe. Rreziku me i madh ka qene përhapja e flakëve ne kurorën me pisha pranë Kishës se Shën Ndout në Laç.

 

Zjarri i përmasave të mëdha, angazhoi ne aksion 11 mjete zjarrfikëse nga Bashkia e Krujës, Kamzës, Lezhës,  si dhe ato të Forcave të Armatosura.

 

Një situate tepër e vështirë paraqitet edhe në fshatin Qerret të Pukës dhe në Çast, të Shkodrës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pyje dhe shkurre, si dhe 25 bagëti.

 

Edhe qarku i Elbasanit vijon te jete problematik, pasi vënia e flakëve nën kontroll është shume e vështire.

 

Në zonën e Porocanit në Gramsh flakët vazhdojnë prej ditësh pasi terreni është i vështirë. Ndërhyrjet e vetme janë bere nga ajri.

 

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës’, në Korçë, ku flakët janë riaktivizuar. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me pisha dhe bredha.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë video