E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 49 sekonda më parë
Vendi

Zjarret në Korçë! Vatra aktive në Dishnicë, neutralizohet zjarri në Vërnik

Prefektura e Qarkut Korçë ka njoftuar për dy raste zjarresh të shfaqura në territorin e qarkut që prej datës 20 Korrik.

Në fshatin Dishnicë, Njësia Administrative Bulgarec, Bashkia Korçë, vatra e zjarrit aktualisht mbetet aktive me intensitet të ulët.

Forcat e shërbimit pyjor dhe ato të Njësisë Administrative Bulgarec janë angazhuar që prej orës 05:00 të mëngjesit, duke vijuar punën për krijimin e brezave mbrojtës me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe më të mëdha.

Ndërkohë, zjarri në Vërnik, Njësia Administrative Qendër Bilisht, Bashkia Devoll, është neutralizuar plotësisht dhe nuk janë konstatuar riaktivizime në terren.

Reklamë

Strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për çdo situatë të mundshme në vijim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë