Zjarret në Dropull dhe Finiq, Greqia sjell dy avionë për ruajtjen e flakëve
Greqia ka dërguar ditën e sotme dy avionë, të cilët kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve në Dropull dhe Finiq.
Avionët janë të llojit “Canadair” dhe do të asistojnë për të shuar flakët që kanë rënë që prej dy ditësh në këto dy zona.
Lajmi është dhënë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka vlerësuar ndihmën e Athinës zyrtare.
Prej disa ditësh dy bashkitë minoritare, Bashkia e Dropullit dhe Finiqit, po përballen me zjarre masive, të cilat janë përhapur me shpejtësi.
Gjatë pasdites së djeshme ka pasur përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.
Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon si pasojë e ndryshimit të shpejtësisë së erës.
Forcat e Armatosura dhe 3 mjete zjarrfikëse së bashku me helikopterin “Cougar” po ndihmojnë në shuarjen e flakëve në Dropull e Finiq. /vizionplus.tv




