Kalifornia është gjunjëzuar nga zjarret që vijojnë prej ditësh.

Nëse në Veri gjithcka është qetësuar, Jugu është në një situatë shumë problematike.

Për shkak të ererave shumë të forta që priten në vijim me shpejtësi der I në 128 km në orë, edhe zjarret mund të përhaphen në mënyrë të frikshme.

Per here te parë në histori për jugun e Kalifornisë është vendosur alarmi I kuq që do të thotë se kemi të bëjme një situate vërtet të rëndë.

Vetëm në Los Angelos janë evakuuar të paktën 7 mijë shtëpi, ndërsa në total në jug janë të paktën 200 mijë persona të shpërngulur.

Zjarrfikësit thane gjithashtu se erërat e forta mund të bëhen pengesë për fluturimin e helikopterëve që përdoren për të shuar flakët.Ndërkohë rreth një milion banorë në pjesën veriore të Kaliforninë janë pa energji elektrike.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *