Subscribe

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

 

Vështirësi më të shumta ka në zonat e Dropullit, në Skuraj të Kurbinit dhe ne Gramsh. Por vatrat janë riaktivizuar edhe në Pukë, ku ka ndërhyrë helikopteri.

 

Sipas emergjencave civile, Shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur të shuante zjarrin në fshatin Muhurr te rrethit Dibër, për shkak të terrenit të thyer malor.

 

E njëjta situatë paraqitet edhe në fshatin Karmë të Pukës.

 

Në orët e para të mëngjesit janë rindezur disa vatra të vogla zjarri, por pas ndërhyrjes me anë të helikopterit është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e tyre.

 

Furia e flakëve për pak sa nuk përfshiu manastirin e Ardenicës në Lushnjë.

 

Duke parë përparimin e flakëve, në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikësit e qytetit të Fierit, pasi përveç rrezikut të djegies së monumentit të kulturës, rrezikoheshin edhe antenat e transmetimit në fshatin Kolonjë.

 

Përfundimisht flakët u izoluan nga mbështetja ajrore.

 

Në operacione u angazhuar 40 punonjës zjarrfikës dhe 5 automjete, si edhe 60 forca ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *