Dy vatra të fuqishme zjarri kanë përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme në territorin e Bashkisë Belsh duke vënë në rrezik zona të mëdha me ullishte dhe sipërfaqe të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.
Rreth 40 hektarë tokë janë përfshirë nga flakët, ku përveç bimësisë së egër është djegur edhe një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj shumëvjeçarë.
Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës u përballën me një situatë të përkeqësuar nga era e fortë dhe terreni i thepisur, duke punuar për të izoluar dhe shuar vatrat e zjarrit.
Ndërkohë në qarkun e Korçës situata e zjarreve paraqitet më e qëndrueshme në njërën nga vatrat, ndërsa në tjetrën vijon puna për vënien nën komntroll.
Problematike ka qenë situata në zonën e Dishnicës, pasi terreni i thyer, dhe dendësia e bimësisë, favorizuar nga era, e kanë vështirësuar ndërhyrjen.
Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në luginën e Shkopetit dhe parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”. Zjarri ka përfshire parkun natyror “Ulëz-Shkopet”, ndërsa në rrezik janë edhe disa banesa.
Zjarri në malin e Dukatit ne Vlorë gjithashtu eshte riaktivizuar. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë angazhuar për vënien e vatrës nën kontroll teksa po kryhet edhe monitorimi me drone nga ajri.





