E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në tokat bujqësore në Berat/ Zjarrfikësit në luftë me flakët që po i afrohen serave e banesave

Një zjarr i madh  ka rënë  mbrëmjen e sotme në disa toka bujqësore në fshatin Moravë, Berat.

Zjarri mendohet të ketë filluar pas djegies së mbeturinave në ara nga vetë banorët, të cilët nuk kanë mundur më pas të shuajnë flakët që u përhap9n nga era.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke iu afruar serave dhe disa banesave të fshatit Moravë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikësish.

Zjarrfikësit janë duke kryer neutralizimin dhe shuarjes e flakëve të zjarrit që vijojnë të përparojnë nga era.

Vazhdo të lexosh

Reklamë