Zjarri i rene prej dy javesh qe nisi ne pyjet e Zejmenit ne Lezhe dhe me pas ne territorin e Bashkise Mirdite vijon te jete aktiv. Te ndihmuar dhe nga era, flaket jane aktivizuar fuqishem gjate dites se sotme dhe po afrohen drej fshatit Bulger, Katundi Vjeter, Rubik duke rrezikuar pronat dhe vetë jeten e banoreve te saj .

Kreu i Partise Demokratike ne Mirdite, Mark Ruçi denoncon se gjendja eshte alarmante dhe kerkon nderhyrje nga Emergjencat Civile te Qarkut Lezhe dhe Bashkise Mirdite, se bashku me nderhyrjen nga ajri te Emergjencave civile qe varen nga qeverisja qendrore .

“Sic duket qeverisja qendore dhe lokale eshte e fokusura tek problemet zgjedhore se sa tek problematikat emergjente qe ka komuniteti dhe duket se ndikimi qeverises eshte pa asnje ndikimi sado minimal ne keto zona . Katundi vjeter i fokusuar bindshem ne drejtim te zhvillimt te turizmit malor merr goditje fatale nga djegja e madhe e fondit pyjor , nje nga bukurite e mahnitshme te ketij destanacioni turistik. Kerkohet nderhyrje e menjehershme e strukturave pergjegjese te Bashkise Mirdite dhe Emergjencave civile kombetare nga zjarri pasi sipas banoreve te zones nuk ka asnje nderhyrje per eleminimin e zjarrit te fuqishem dhe qe rrezikon pronat dhe jeten e banoreve te Bulgerit. Rubiku jashte vemendjes shteterore dhe bashkiake e aq me shume qe Katundi Vjeter si destanacioni turistik eshte perfshire te “Programi i mbeshtejes se 100 fshatrave per zhvillimin e turizmit malor “ jo vetem nuk mbeshtetet por te pakten te ndihmohet per te ruajtur bukurite e natyres saj te mahnitshme?!! Shkunduni o rob se late nam e se kuptoni se jeni ba qesharake ne syte te komunitetit !!!” shkruan Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *