Një zjarr ka rënë para pak minutash në garazhdin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Aktualisht po punohet për evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Njoftimi:
Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.