E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në një ndërtesë skrapi, lëndohen dy punonjës

Flakët e zjarrit kanë përfshirë ambientet e një ndërtese skrapi në Krujë, ku si pasojë janë lënduar dy punonjës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Krujë, pas rrjedhjes së gazit në një bombol gazi në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh.

Si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë