E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në një bodrum në Fier/ Digjen disa makina të parkuara, banorët në panik dalin jashtë

Disa makina u dogjën për shkak të një zjarri që përfshi bodrumin e një pallati në Fier.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës në lagjen “15 Tetori”. Mësohet se fillimisht është djegur një prej makinave dhe më pas edhe të tjerat që ndodheshin pranë saj.

Reklamë

Dyshimet e para janë që zjarri të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Për shkak të panikut të krijuar tek banorët, rreth 30 familje u evakuuan.

‘Gjithë pallati u llahtaris. S’kishim ku të dilnim. Dëgjuam zhurmë dhe pastaj tmerri i njerëzve”, rrëfeu një prej banorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë