Një zjarr ka rënë në një banesë në fshatin Ravonik vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës.

 

Mësohet se pronari i banesës se perfshirë nga flakët Berti Duçellari vuan nga probleme të shëndetit mendor.  Burimet thanë se ka qenë pronari i ndërtesës ai  që i ka vënë flakën  banesës.

 

Nga zjarri e gjithë ndërtesa  është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëdha. Për fatin e mirë reagimi i shërbimit  zjarrëfikës ka qenë i menjëhershëm  duke shuar flakët. Ndërkohë, policia po kryen veprimet për ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *