E diel, 18 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zjarr në malin e Moravës, era favorizon flakët

Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetarëve, situata mbetet e vështirë për shkak të erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve.

Reklamë

Aktualisht, në terren po punojnë 7 punonjës të shërbimit zjarrfikës, të cilëve u janë bashkuar edhe banorë të zonës.

Ky zjarr është një nga disa raste të ngjashme që kanë ndodhur në Malin e Moravës vitet e fundit. Në disa prej tyre, është dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme nga barinjtë e zonës për hapjen e kullotave.

Reklamë

Në nëntor të vitit 2022, një vatër zjarri u shfaq në të njëjtën zonë, duke përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të ulët.

Autoritetet lokale dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë nën kontroll situatën aktuale dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

 

Më shumë video

Reklamë