Një zjarr ka “pushtuar” kodrën e Mimiasit  fshat në  periferi të Bashkis Berat.

 

Flaket kane filluar nëpër shkurret dhe ferrat që pastrojne fermerët e më pas te favorizuara nga era kane vijuar në plantacionin e druve frutor.

 

Nga zjarri rrezikohet dhe nje  shtylle e  tensionit të lartë si dhe disa banesa.

 

Reparti MZSH po  përpiqet për ta izoluar ne menyre qe flaket të mos depërtojne në lagjen e banuar.

 

Pavarësisht kësaj përpjekje flakët kanë hyrë edhe në plantacionin me vreshta me gjithë ndërhyrjen e repartit MZSH.

 

Po punohet me pompat e  krahut dhe mjete rrethanore pasi terreni vështirë nuk  bën të mundur kalimin mjeteve të motorizuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *