Një ashensor ka marrë flakë në një pallat në afërsi të kthesës së Kamzës në kryeqytet.

 

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, ku si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një ashensor, në katin e 7-të të një pallati.

 

Nga zjarri, ka vetëm pasoja materiale. Shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse kanë bërë menjëherë evakuimin e banorëve dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *