Një zjarr shpërtheu në një park argëtimi në qytetin perëndimor suedez të Goteborgut të hënën.

Fatmirësisht asnjë vizitor nuk ishte në parkun ujor “Oceana”, një shtesë e re në parkun argëtues Liseberg të Goteborgut, i cili ishte planifikuar të hapej më vonë këtë vit. Autoritetet nuk raportuan për të lënduar.

Por policia evakuoi një hotel dhe zyra të lidhura me Parkun, si dhe paralajmëroi familjet në zonë që të qëndronin brenda për shkak të tymit, i cili mund të shihej mbi qytet.

“Zjarri filloi në një nga lojërat me ujë jashtë ndërtesës dhe më pas u përhap në të gjithë ndërtesën”, thuhet në një deklaratë.

Liseberg, në qendër të qytetit Goteborg, u hap në vitin 1923 dhe është një destinacion popullor turistik me rreth 3 milionë vizitorë në vit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *