Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite fshatin Xath në Fushë-Arrëz, duke hyrë në brendësi të zonës së banuar dhe duke kërcënuar dhjetëra shtëpi.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi, duke e bërë situatën tejet të vështirë për forcat e ndërhyrjes. Policia ka evakuuar banorët dhe bagëtitë ndërsa rruga Fushë Arrëz – Bajram Curri është bllokuar përkohësisht
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse, 12 zjarrfikës, punonjës të Pyjores dhe banorë të zonës, të cilët po luftojnë me flakët për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth.
Situata vijon të jetë kritike. /vizionplus.tv




