Zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve në Lushnjë ka shkaktuar shqetësim tek banorët e qytetit.

E gjithë zona u pushtua nga tymi duke shkaktuar një emergjencë mjedisore pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrëfikëse.

Sipas autoriteteve zjarrëvënia dyshohet të jetë e qëllimshme.  Që prej orës 02:00 të mengjesit situatën e ka ndjekurnga  afër Kryetarja e Bashkisë  Eriselda Sefa.

Përvec angazhimit të zjarrefikësve të Lushnjes dhe punonjësve të tjerë të Bashkisë, kryetarja e Bashkisë ka kërkuar ndihme edhe nga zjarrëfikësit e qyteteve fqinjë si : Fieri, Divjaka, Patosi, Rrogozhina për të vënë nën kontrollet flakët.

Me të njëjtën situatë u përballë pak muaj më parë edhe qyteti i Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *