Një pallat është përfshirë nga flakët mengjësin e kësaj të shtune duke shkaktuar frikë tek banorët.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur paradite rreth orës 09:30 në Fushë Krujë.
Kati I trete I pallatit u përfshirë nga flaket duke shkaktuar panik tek 8 familje që banojnë aty.
Pjesa e catisë e pallatit është djegur thuajse tërësisht por nuk pati persona të lënduar.
Shkak I rënies së zjarrit mendohet se ka qënë një shkëndije elektrike.
Zjarrëfikësit dhe policia shkuan shpejt ne vendngjarje.





