E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarr i madh në Antalia/ Tre të vdekur dhe dhjetëra të shtruar në spital (VIDEO)

Të paktën tre persona humbën jetën si rezultat i zjarreve në disa zona të pyllëzuara në Antalia të Turqisë. Më shumë se 120 persona u plagosën.

 

Erërat po ua vështirësojnë punën zjarrfikësve. Zyrtarët lokalë thanë se vatrat e zjarrit po shtrihen edhe në pjesët e banuara.

 

Reklamë

Sipas Mustafa Jigita, zyrtarit të qytetit Manavgata, dy të tretat e qytetit janë evakuuar për arsye sigurie.

 

Më shumë se 55 njerëz po merrnin trajtim mjekësor.

 

Megjithatë, nuk raportohet për evakuime të hoteleve në rajonin bregdetar të Antalias, i cili është një destinacion popullor për turistët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë