Vendi
Zjarr aksidental në banesë, i moshuari në Selenicë të Vlorës humb jetën nga asfiksia

Një 85-vjeçar në fshatin Lapardha të Selenicës ka humbur jetën.
Policia njofton se i moshuari është gjetur i pajetë nga familjarët.
Reklamë
Sipas dyshimeve, ai ka humbur jetën nga asfiksia nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental në banesën e tij.
“Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij”, njofton policia./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




