Kontributi i universiteteve, administratave vendore, shoqatave dhe individëve privatë në zhvillimin e qëndrueshëm të Rajonit të Gjirokastrës ka qenë nisma shumësektoriale e ndërmarrë nga Universiteti “Eqrem Çabej” në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër, institucionin e Prefekturës dhe Qarkut Gjirokastër me mbështetjen e faktorit diplomatik italian, Ambasadës Italiane në Tiranë, Konsullata italiane në Vlorë dhe Konsullata Italianë e Nderit në Gjirokastër dhe i mbështetur nga Konsullata italiane në Vlorë dhe Ambasada Italiane në Tiranë. Forumi, që ka për synim vlerësimin e mundësive ekonomike dhe perspektivat e zhvillimit të Rajonit të Gjirokastrës, mblodhi së bashku në një tryezë të rrumbullakët aktorë publikë dhe privatë, përfaqësues nga dy universitete italiane dhe shqiptare, që diskutuan mbi politikat vendore të orientimit të ekonomisë së Gjirokastrës drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e kontributit të misionit të Universitetit, atë të ndërveprimit të drejtpërdrejtë me komunitetin.

Në fjalën e vet, rektori i UGJ, prof.dr. Bektash Mema, u shpreh se kjo tavolinë permanente e përbërë nga forca të kualifikuara që lidhen drejtëpërdrejtë ose indrekt me zhvillimin e territorit ka si qëllim sjelljen e ideve për zhvillim dhe hartimin e projekteve për strategjinë e rajonit, në kuadër të strategjisë kombëtare.

Të pranishmit në takim sollën ide dhe mendime për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të qytetit të Gjirokastrës dhe rajonit, duke u bazuar mbi fakte dhe shifra konkrete dhe duke theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të të gjitha pasurive që ka qarku i Gjirokastrës. Gjatë kësaj tavoline u theksua rëndësia e bashkërendimit institucional në përthithjen e projekteve dhe realizimin e objektivave të këtij forumi.

Në mbyllje, grupi i punës solli përfundimet e kësaj nisme, të grumbulluara në 12 pika orientuese të cilat përfaqësojnë pjesën më të madhe të çështjeve të trajtura gjatë kësaj tryeze. Nisma e organizuar dhe e promovuar nga Universiteti i Gjirokastrës u vlerësua si një inisiativë që do t’i shërbejë jo vetëm universitetit, por mbi të gjitha qytetit dhe rajonit në vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *