Shkatërrohet një bandë e rrezikshme në Itali, kryesisht me shqiptare të cilët merreshin me trafik narkotikësh dhe armësh, rrëmbime dhe zhvatje. 13 persona kanë rënë në pranga, shumica shqiptarë ndërsa hetimet kanë nisur edhe për 15 të tjera.

Pjesa e madhe e veprimtarisë së grupit të rrezikshëm kriminal zhvillohej ne Bergamo.

Policia italianë bëri të ditur se vec trafikut të drogës dhe armëve, veprimtaria kryesore zhvillohej edhe në fushën e zhvatjes.

Biznesmene dhe sipërmarrës të rëndësishëm lokal në zonën e Bergamos detyroheshin të jepnin para pas kërcënimeve që merrnin nga grupi kriminal I përbërë nga shqiptarët, ose paguanin para që të siguronin mbrojtje të aktivitetit të tyre të biznesit nga grupe të tjera kriminale.

 

Gjatë operacionit të arrestimeve  të 13 personave janë sekuestruar një arsenal armësh, automatike dhe pistoleta por edhe silenciator.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *