Sot, në ditën e parë të vitit të ri akademik, deputetja e PD, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin teksa thekson se janë rregjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat 19516 student më pak.

Sipas saj, janë 17% student më pak për shkak të keqqeverisjes së Ramës dhe braktisjes që po i bëjnë të rinjtë vendit.

Postimi i plotë:

Sot nis viti akademik për gjithë studentët e Shqipërisë!

Në mandatin e dytë të qeverisjes Rama nga viti 2017 deri në 2021, janë rregjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat 19516 student më pak.

17% student më pak nga keqqeverisja e Rames dhe braktisja që po i bëjnë të rinjtë vendit.

Shumica zgjedhin të largohen nga mungesa e cilësisë arsimit dhe jetesës në Shqiperi, por edhe nga mungesa e punësimit në profesionin që ushtrojnë. Ka edhe nga ata që e kanë të pamundur të vazhdojnë arsimin e lartë për arsye ekonomike, tarifa të larta edhe në publik, mungesa e bursave dhe lehtësira domethënëse për ta.

Por edhe kur diplomohen në vend, zgjedhin të largohen shumë shpejt, ku Shqipëria për shkak të politikave të gabuara në vlerësimin e profesioneve, kushteve dhe pagave nuk merr dot mbrapsh investimin e bërë në arsim. Vetëm në dy vite 2018 dhe 2019 ne Gjermani kanë njësuar diplomat 2460 mjeke, infermier dhe punonjës të shëndetësisë nga Shqipëria.

Viti akademik nis me ultimatume për mos shkollim për studentet që nuk janë vaksinuar. Me 26 gusht në një vizite në konvikte Edi Rama deklaroi se mund te vij momenti që studentët të detyrohen të vaksinohen. Që nga ai moment kjo deklaratë filloi të merrte trajta detyruese nga komiteti i ekspertëve (politik) dhe nga ministria e arsimit dhe rektorët. Njëlloj si gjatë pandemisë ku logoretë në facebook të kryeministrit ktheheshin në detyrime për qytetarët dhe organet ligjzbatuese!!

Në vend të një fushate ndërgjegjesimi, sensibilizimi, bisedimi dhe sqarimesh me ekspertët e shëndetësisë dhe studentëve në auditore për vaksinimin, zgjedhin kërcenimet për mos shkollim të rinisë shqiptare.

Problematika e krijuara nga ligji i arsimit të larte ,tarifat, karta e studentit me shume propagandë së shërbime, vështirësitë me mësimin online, dështimi i kërkimit cilësor shkencor dhe kontrollit të cilësisë, statusi dhe pagesat e pedagogëve janë disa nga problemet që ky vit akademik i mbart si edhe ata paraardhës nga një keqmenaxhim dhe moskokëçarje së gjithe drejtuesve të qeverisjes Rama.

Si pedagoge por edhe si deputete, përfaqesuese në Komisionin e Edukimit, ju uroj studenteve dhe kolegeve një vit të mbarë akademik! Edhe ndaj me ju angazhimin tim për të bërë gjithcka për të kërkuar me shumë për të drejtat tuaja, për zhvillimin e arsimit dhe për një universitet autonom në shërbim të studentëve dhe me pedagoge të vlerësuar.

One thought on “Zhupa ngre alarmin: Po braktiset arsimi i lartë, rreth 20 mijë studente më pak në universitete

  1. Zonje e nderuar duhet ti drejtohesh sh edvin narkomanit,qe spo lene gje pa vjedhur me banditet e tije.edvini,plaku i vicidolit,lir floriri e lyli karapushti kta jane shkaktaret e ksaj tragjedije per studentet e popullin mjrane te ktije vendi.Vazhdon akoma te flitet per ate spak e bkh,ku shkuan kto,u fole se ishin organe te zgjidhura per drejtesi,vdiqen apo skane lindur akoma.Duket si te gjitha nismat e tjera qe ngordhin rruges,pranda vendi jone eshte ne kyt mjerim,po braktiset cdo dite pa u ndaluar.Kta hajdu do fillojne mbas pake te vrasin njeri tjetrin,nuke do kete kushe te punoje me per kta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.