E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zhgënjen Reali, Shakhtari e turpëron në shtëpi

Humbje shokuese ajo e Realit të Madritit përballë Shakhtarit të Donetskut në takimin e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. Edhe pse luante në shtëpi, kjo nuk ishte mjaftueshëm motivuese për madrilenët për të kthyer rezultatin 2-3.

 

Në 45 minutat e para, Reali pësoi tre gola dhe kaq mjaftoi për ukrainasit të fitonin ndeshjen. Rikthimi në pjesën e dytë i dha goditjen përfundimtare “Los Blancos”.

 

Reklamë

Ndonëse kampionët e Spanjës nxituan të bënin dy gola, VAR-i i prishi ëndrrat madrilenëve. Valverde mendoi se siguroi golin e tretë për Realin, por VAR nxori lojtarin urugajan në pozicion jashtë loje. Goli i tretë u anulua dhe sfida u mbyll me rezultatin 2-3.

 

Në grupin A, Salzburgu dhe Lokomotiva e Moskës u ndanë në barazim me rezultatin 2-2.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë