E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Sport

Zhduket avioni i bomberit italo-argjentinas, po shkonte të prezantohej tek ekipi i Premier League

Zhduket nga radarët në Francë, një avion i vogël me të cilin po udhëtonte sulmuesi italo-argjentinas Emiliano Sala.

 

Reklamë

Mjeti fluturues ishte nisur nga Nantes mbrëmjen e të hënës por pak minuta më vonë,  përpara se të kalonte mbi kanalin e Le Manshit, avioni është zhdukur nga radarët në mënyrë krejtësisht të pashpjegueshme.

 

Reklamë

Në bordin e avionit turistik “Piper Malibu” përvec pilotit ishte vetëm sulmuesi 28 vjecar Sala.

 

 

Lojtari argjentinas por me origjine italianesapo ishte bere pjesë e klubit Cardiff City, vend drejt të cilit ishte drejtuar paraditen e kësaj të marte nga Franca pas transferimit ne kampionatin anglez.

 

Emiliano Sala në këtë sezon deri tani kishte shënuar 12 gola në 19 ndeshje me fanelën e Nantes në Francë, paraqitje që e bindën skuadrën uellsiane që të blinte duke shpenzuar 17 milion euro për kartonin e tij, rekord absolute në merkaton e Cardiff City.

 

 

Megjithatë bomberi Sala nuk mbërriti kurrë në Uells për tiu bashkuar skuadrën që luan në Premier League.

 

Kërkimet re helikoptereve u zhvilluan gjatë gjithë natës dhe rinisen edhe paraditen e të martës, por ende asnjë lajm nga Emiliano Sala dhe piloti.

 

Te henen, pak ore pasi te merrte avionin ai ka pershendetur per here te fundit edhe shoket e skuadres tek Nantes duke bere nje foto me ta te cilen e postoi edhe ne profilin e tij ne istagram me mbishkrimin: E fundit, mirupafshim!

 

 

 

View this post on Instagram

 

‪La ultima ❤️ ciao @FCNantes ????‬

A post shared by Emiliano Sala (@emilianosala9) on

Vazhdo të lexosh

Reklamë