Subscribe

Ermal Ngucaj, 40 vjeç, nga fshati Lepenicë i Vlorës, prej pesë ditësh rezulton i zhdukur.

Ai i humbi kontaktet me familjarët mbrëmjen e të hënës ndërsa makina e tij u gjet e braktisur në varrezat e fshatit Mavrovë.

Familjarët e 40-vjeçarit, dyshojnë se ai mund të jetë rrëmbyer pasi në makinë policia gjeti rrobat e trupit dhe këpucët.

 

NERTILA NGUCAJ 

BASHKËSHORTJA

 

Ai ka një tip që nuk flet nuk hapet. Unë atë natë kam folur në orën 19:20. Nuk me tha asgjë. Por e di që do vinte në shtëpi e pastaj do merrte prindërit.

 

 

MJAFTIME NGUCAJ

NENA E ERMALIT

Kam ardhur ditën e martë. Të hënën djali ka vajtur ne Vlorë. Është futur rrugicave të Vlorës. E mori e shoqja ne telefon e i tha ik se kam ngatërruar rrugën. Vajti se çoi një shok. Ishte vet djali në makinë.  Në shtëpi rrinte. Ka qenë në gurore e hoqën. Bënë debate dhe e çuan në burg për 5-6 muaj. Unë mendoj rrethin shoqëror. Edhe nga gurorja nuk e heq mendjen, por dhe rrethi shoqëror.

 

Ermal Ngucaj kishte disa muaj që kishte dal nga burgu. Mësohet se ai ka qenë i dënuar më parë për drogë në Itali.

Dy nga pistat, ku po heton policia është ajo e një konflikti të mundshëm, apo dhe ajo e përfshirjes në trafikun e lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *