Lëvizja drejt Maqedonisë së Veriut në aksin e Qafë-Thanës është zhbllokuar pas më shumë se dy orësh ndërprerje për kamionët, e shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës.
Sipas informacionit, bllokimi erdhi për shkak të ndërhyrjes me vonesë nga pala maqedonase në pastrimin e rrugës, çka solli ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të kamionëve.
Pas hapjes së aksit nga autoritetet përkatëse të Maqedonisë së Veriut, ka rifilluar lëvizja normale, përfshirë edhe kamionët.
Ndërkohë, në palën shqiptare, rruga ishte pastruar në kohë dhe ka qenë e kalueshme për mjetet gjatë gjithë mëngjesit./vizionplus.tv





