Subscribe

Replika të forta ka pasur në seancën e sotme plenare mes kryedemorkatit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha gjatë fjalës së tij kërkoi edhe njëherë nga kryeministri që të votojë vettingun në politikë. Sipas Bashës vetëm në këtë mënyrë do të largohet soji i tij nga Kuvendi, duke shtuar se kësaj beteje do t’i shkojnë deri në fund.

“Më thotë mua pse nuk shkon në Belgjikë. Por shko në SPAK . Lëri gënjeshtrat mos u fshih te dhoma e miellit. Vjen këtu dhe i kërkon deputetëve të tu të ngrenë dorën për të rritur edhe njëherë borxhin, të rrisësh taksat, pa u kthyer asgjë mbrapsht. Kjo është e vërteta dhe kësaj nuk i ikën dot. Një mendje perverse në mungesë të argumentave ka vetëm një taktikë që e mësuam tetë vite, sa herë të ballafaqojmë me të vërtetë sillen dhe vërtitesh me të njëjta epitete. Përgjigjen për to e ke marrë përditë. Hallet e shqiptarëvejanë shqetësimi ynë. Zgjidhja janë largimi i sojeve si ti. Voto vettingun në politike dhe kjo betejë do të shkojë deri në fund me forcën e arsyes politike. Kjo sallë kurrë më nuk do ti takojë duarve të mpira për të shtuar taksat dhe vjedhur shqiptarët,” deklaroi Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *