Subscribe

197 ditë përpara zgjedhjeve Partia Socialiste mbledh këtë të premte Asamblenë Kombëtare. Mbledhja, pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për të vijuar me propozimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të partisë.

 

Në këtë Asamble e cila do te mbahet tek Amfiteatri i Liqenit Artificial në orën 15:30, pritet që të përcaktohen dhe rregullat e fushatës së pagëzuar “Zgjidh deputetin tënd” një nisëm që sipas selisë rozë do t’i japë më shumë zë antarësisë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet.

 

Por një pikë që edhe pse nuk është në rendin e ditës, mund të artikulohet me shumë gjasa nga vet Rama, është vlerësimi i performancës së ministrave.

 

Të shumtë kanë qenë zërat për ndryshime në Qeveri, që këtë të premte, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që ndryshimet të ndodhin pas vlerësimit nga strukturat të punës së ministrave dhe deputetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *