Subscribe

Përkeqësohet situata nga zjarret ne veri te vendit. Flaket e zjarrit te ndihmuar nga era janë përhapur me shpejtësi ne Velipoje dhe ne zonat e thella te Mirditës. Forca te shumta te ushtrisë, punonjës te shërbimit zjarrfikës dhe helikopterë, po punojnë pa ndërprerje per shuarjen e zjarrit. Situata me problematike paraqitet ne zonën e Oroshit. Mbi 10 hektarë pyje me pisha dhe bredha, rezultojnë te djegura plotësisht. Pas mesnatës, flaket kane krijuar vatra te reja, duke përfshire te tjera siperfaqe. Per shkak te terrenit malor ne Orosh është me e vështire vënia nene kontroll e flakëve. Dy helikopterë po punojnë ne kete zone për shuarjen e flakëve nga ajri. Zjarri i rene ne Velipoje dhe Orosh, nuk ka pranë banesa apo objekte te tjera qe te vene ne rrezik jetën e banoreve. Megjithatë, drejtues te prefekturës dhe forcave te ushtrisë, deklarojnë se po punojnë pa ndërprerje per shuarjen e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *