Kuvendi i Shqipërisë këtë të hënë ka nisur punimet, deputëteve iu duhet të përballen muajt që vijnë me çështje të rëndësishme, siç është reforma zgjedhore dhe beteja për pastrimin e drejtësisë.

 

Sfidë mbetet funksionimi i plotë i organeve të reja të drejtesisë, veçanërisht gjykatës kushtetuese, si dhe ashpërsimi i luftës kundër krimit të organizuar.

 

Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj këtë të hënë nga edicioni qëndror i lajmeve në Vizion Plus është shprehur se tashmë me zgjedhjen e kreut të Inspektorialit të Lartë të Drejtësisë dhe me krijimin e SPAK reforma në Drejtësi do të jetë funskionale.

 

Gjithashtu në fjalën e saj për Vizion Plus, Felaj ka theksuar se reforma zgjedhore është një tjetër hap i rëndësishem që pritet të miratohet në 15 mars dhe kuvendi është ai që do të vendosë përfundimisht për të.

 

Mazhoranca votoi sot Artur Metanin si Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, duke mbyllur kështu ciklin e ngritjes se institucioneve të reja. Megjithate, pyetja qe ngrihet është; kur do ti kemi plotësisht funksionale këto organe?

Natyrisht ishte një akt shumë i rëndësishëm ky që hodhi Kuvendi i Shqipërisë që ishte zgjedhja e kreut të Insektorit të Lartë Të Drejtësisë, është shumë rendësishem ky vendim pasi gjithë hetimi disiplinor, gjithë ankesay për gjyqtarët dhe prokurorët të çdo niveleve, ankesa këto që mund të vijnë nga çdo person juridik, fizik apo organe publike të interesuar përfshirë këtu ëedhe ankesa që mund të ketë për anëtarët e këshillit të lartë Gjyqësor dhe këshillit të lartë të prokurorisë janë çështje që do të jenë në fokusin e punës. Sigurisht duhet edhe pak kohë që inspektori të paraqesë në kuvendin e Shqipërisë strukturën e Inspektoriatit, që mund të bëhet nga inspektorë që kriteret e pranimit në këtë detyrë janë shumë të larta sepse synohet që të përfshihen njerëz me eksperiencë të gjatë pune. Për publikun duhet të theksojmë se ky është një institucion juridik publik i pavarur, është një institucion kushtetues i cili do të bëjë të gjithë disiplinimin e trupit të gjyqësorëve. Është i rëndësishëm pasi politika gjatë gjithë kësaj kohe është futur në një lloj beteje hidh e prit për çështje që i takojnë këtij organi. Krijimi  SPAK i shoqëruar dhe me ngritjen e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë do të mund ta vënë tashmë reformën në shina konkrete të funksionimit të saj .

 

Por a mund të kemi reformë të suksesshme pa Gjykatë Kushtetuese?

Ju kujtoj se Gjykata Kushtetuese me përbërjen që ka tani mundet që të funksionojë dhe të shqyrtojë një sërë çështjesh, zgjedhja e anëtarit të gjashtë do ti japë mundësi kushtetueses që ajo tashmë të zgjedhe kryetarin e saj. Nuk e shikoj tashmë si diçka pesimiste pavarsisht kohës që ka marrë. Ne presim që reforma në drejtësi të japë rezultatet e para në luftën kundër krimit dhe jo vetëm kaq, por të shërbejë për të dhënë drejtësi qytetarëve.

 

Këtë muaj pritet të miratohet në kuvend edhe paketa ligjore e njohur me emrin “KÇK”. Çfarë ndryshimi do të sjelle kjo paketë në drejtesi?

Pati  një prezanrim në fund të nëntorit të qëllimit që synon hartimi i kësaj pakete, unë dua të kujtoj se formalisht paketa nuk është paraqitur në kuvendin e Shqipërisë është e rëndësishme që paketa të marrë edhe mendimet e dy istitucioneve që tashmë janë ngritur të prokurorisë së Posaçme të Luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, SPAK por dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë pasi pjesën e disiplinës të gjyqtarëve dhe prokurorëve e ka ky Institucion. Në thelb paketa pritet q ëtë jetë një ndihmë e shtuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ajo synon të godasë pasurinë e të gjithë personave që janë akuzuar si pjesë e krimit të organizuar, bandave të armatosura, organizatave terroriste por që për një arsye apo një tjetër i kanë shpëtuar dënimit. Është e rëndësishme që këto persona të mund të justifikojnë pasurinë e tyre në mënyrë që kjo pasuri të mos vijojë të jetë më pjesë e krimit. Pjesë e pandarë e kësaj janë edhe disa gjyqtarë dhe prokurorë që momente të tilla të vakumit siç është Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kanë shpëtuar në fakt si momente për të përfituar në sajë të detyrës. Është koha tashmë që të gjithë këto ankesa të depozitohen te Inspektori i lartë i Drejtësisë, dhe Inspektori së bashku me trupën magjistratë ose jo që do të jenë pranë tij të fillojnë menjëherë nga puna. Ligji lejon dhe inspektime nga persona të ndryshem.

 

Reforma zgjedhore tashme duket se ka hyre ne rrugen e zgjidhjes. A besoni ju siç tha zoti Balla se me 15 mars do të kemi një reformë elektrorale të miratuar me konsensus?

Unë nuk e shikoj se krijimi apo funksionimi i këshillit politik e mënjanon komisioninpër reformën zgjedhore pasi gjithçka është ngritur mbi të njëtjën bazë ligjore që funksionon komisioni i reformës zgjedhore. Ai është ngritur që në 2017 pësoi disa ndryshime rrugës dhe natyrisht gjatë gjithë kohës diçka që e ka pas të pandryshueshme ky komision është fakti që është njohur si pjesë e kontributeve në atë komision opozita qoftë e përfaqësuar në parlament ose kur vendosi që të braktiste vendet e saj në parlament. Nga ana tjetër dua të sjell në vëmendjen tuaj se të dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore vijojnë të jenë në krye të këtij këshilli politik. E treta do të them se reforma parashikon ndërhyrje në ligje siç, është ai për zgjedhjet dhe ndërhyrje në ligje të tjera siç ka ndodhur kur janë marrë vendime të tjera. Kuvendi i Shqipërisë nuk është një noter, por është ai që do të vendosë për këtë reformë, dhe për sa i takon afatit unë besoj që ai është një afat optimal dhe i arsyeshëm. Tani më ka një paketë të përgatitur, të asaj se ku do të konsistojë reforma e re zgjedhore e përgatitur, cilët do të jenë organet që do të administrojnë zgjedhjet në Shqipëri. Ka një ndryshim thuajse 100 % nga mënyra e administrimit të zgjedhjeve që ne njohim deri më tani sepse priren që të jenë organe të dala nga votimi i kuvendit në një mandat të gjatë dhe në nivele të para dhe të dyta trupat e komisionereve të jenë të depolitizuara. Janë ndryshime të rëndësishme dhe të mirëpritura për ti dhënë fund debatit për reformën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *