Kryebashkiaku aktual i Gjirokastrës Flamur Golemi, është i bindur se në 14 maj do të marrë votëbesimin e qytetarëve për një mandat të dytë.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Roland Zilin, Golemi tha se janë një sërë projektesh që janë realizuar gjatë këtij mandati me mbështetjen edhe të qeverisë dhe kryeministrit Rama dhe shumë të tjera do të jenë do të marrin jetë.

 

“Kemi kaluar një mandat të suksesshëm dhe dalim para qytetarëve me një bilanc të punëve dhe modelin që ka pasur kryetari dhe administrata. Për të vazhduar ato punë që ne kemi nisur me mbështetjen e Edi Ramës.

 

Tashmë ka përfunduar baypasssi dhe parkingu, e shumë projekte të tjera.

 

Jemi duke punuar për tregun, kinematë e shumë investime duke e kthyer Gjirokastrën në një industri reale në shërbim të banorëve. 200 mijë turistë ka kaluar vitin e kaluar Gjirokastra dhe pritet që këtë vit të rritet më shumë.

 

Sfida jonë nuk është fitorja e 14 majit, se kjo është vendosur, por sfidë është që të vazhdojmë punët e nisura”, tha Golemi.

 

Golemi e konsideron si formal  kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, për të cilin thotë se pas tij qëndrojnë dyshja Berisha-Meta.

 

“Kjo ka qenë një fushatë e qetë. Dy javët e para ka qenë me mbjellje pemësh. Sa i përket kandidatit tim formal nuk dua të merrem se është dyshja Berisha-Meta. Ata nuk kanë zhvilluar asnjë takim me banorët. Gjirokastritët nuk do ikin asnjë herë pas, vetëm përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *