Subscribe

Kryesia dhe grupi parlamentar demokrat nisi sot analizën e zgjedhjeve lokale të 14 majit, por mbledhja e sotme u fokusua tek parregullsitë e procesit. Lideri i opozitës, Sali Berisha, listoi ndërhyrjet e qeverise për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, duke deklaruar se blerja e votës u aplikua hapur nga qeveria.

 

SALI BERISHA

 

“Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfa për pensionistët. Por nuk ka provë më të madhe se sa rrëzimi përtokë i euros. Ata që kanë njohuritë më elementare të kursit të këmbimit, ata e dinë se të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro.”

 

Berisha akuzoi qeverinë, se ngriti një makineri për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

 

“Nga se përbëhej makineria e terrorizimit të shqiptarëve në këto zgjedhje? Ajo ishte një amalgamë, një konglomerat i qeveritarëve, zyrtarë, banditëve dhe kriminelëve”

 

Lideri i opozitës, Berisha, sqaroi se prioritet në këtë situatë është denoncimi i problemeve të zgjedhjeve lokale e më pas do bëhet analiza e brendshme për problemet e vetë opozitës. Ndërkaq, shumica e demokratëve, përtej denoncimit të problemeve në zgjedhjet e 14 majit, bien dakord se rezultati tregoi se opozita duhet të ndryshojë.

 

JOZEFINA TOPALLI

“E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.”

 

BELIND KELLIÇI

“Duhet të kapërcejmë çdo hatërmbetje e pakënaqësi që t’i përgjigjemi më mirë shoqërisë. Nuk e di si lidhet reflektimi me dorëheqjen, do shohim çfarë s’ka shkuar mirë. Me lidershipin mjafton të shihni statutin, ka ikur koha e dëshirave personale”

 

TOMORR ALIZOTI

“Duhet reformim i plote”

 

Por nëse në publik nuk mungojnë zërat që flasin për nevojën e largimit të Sali Berishës pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, deri tani asnjë prej figurave kryesore në PD nuk ka kërkuar publikisht dorëheqjen e liderit historik të demokratëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *