Politologu Ramush Tahiri mendon që për herë të parë ka shumë gjasa që konfigurimi politik në Kosovë, pas këtyre zgjedhje, mund të jetë unik, pasi, sipas tij, në Kuvend mund të jenë vetëm tre forca politike.

Duke iu referuar edhe sondazheve, Tahiri tha për “Quo Vadis” se “Vetëvendosje” do të marrë shumicën e votave, e cila do të ndiqet më pas nga LDK-ja, ndërsa PDK-ja do të marrë vendin e tretë.

“Tani për tani të gjitha sondazhet japin një epërsi të dukshme ose shumë të madhe si asnjëherë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, VV-së. Dhe parashikimet shkojnë nga 42 deri në 52% të fitores ose të votave që do të marri ky subjekt politik. Nëse kjo realizohet, atëherë kjo do të ketë ndikim edhe tek renditja e partive të tjera. Në Kosovë tani është tendenca e profilizimit partiak,  ideologjik, por të themi të ndahen në dy tabore, atëherë është e kuptueshme që VV është një nga partitë, dhe atë që thotë Albin Kurti, gjithë të tjerat konkurojnë për vendin e dytë, ndërsa vendi i parë, për të parën herë në historinë e parlamentarizmit është i pacënueshëm dhe këtë do ta marri VV. Atëherë mund të ketë gjasa që nisma social demokrate e Fatmirë Limajt të mos e kaloj pragun, por as AAK-ja e Ramush Haradinaj mos ta kaloj pragun dhe PDK-ja dhe Elita Demokratike e Kosovës të humbin nga 15% të deputetëve, apo 5-6 deputetë. Sepse vetëm në këtë mënyrë, nga 100 vendet në parlamentin e Kosovës, mund ti takojnë VV 58 vende apo si pretendon kjo lëvizje, 62 deputetë. Pra më shumë se 61 të nevojshëm për ta krijuar qeverinë. Sepse nga 30 që ka tani, këto vende do të merren nga partitë e tjera, dhe nëse ky trend i parashikuar shkon në këtë mënyrë, ne do të kemi vetëm 3 parti parlamentare. VV me shumicën dërmuese, unë konsideroj se LDK-ja do të jetë më e konsoliduar dhe do të jetë partia e dytë dhe partia e tretë do të jetë PDK-ja, e cila në mosbërrjen e koalicionit me Nismën e Fatmir Limajt ka humbur në elektorat dhe ka humbur edhe ato mjediset tradicionale ku kishte votat, në një pjesë të konsiderueshme, jo në pjesën dërrmuese.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *