Subscribe

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj beson se koha e shkurtër nuk do t’i lejojë kandidatët që garojnë për kreun e Partisë Demokratike të shfaqin alternativa të vërteta.

 

 

“Unë jam si ju në këtë proces, e shoh vetëm nga jashtë. Janë caktuar disa kritere nga Kryesia e Partisë Demokratike do të dëgjojmë argumentet e atyre që janë përjashtuar, nëse e kuptojnë që janë brenda kritereve apo jo. Unë nuk jam në gjendje të vlerësoj kriteret nëse ishin të drejta apo jo…Nuk mund të jetë një garë demokratike, koha e shkurtër në perceptimin tim nuk do t’i lejojë atyre të shfaqin alternativat e vërteta. Të mos bëjnë atë që “i zoti e jep e tellalli s’e jep”. Unë në këtë rast jam tellalli, ata që janë në garë janë vlerësuesit e vërtetë të mundësive.”

 

I pyetur për shpalljen “non grata” të Berishës nga DASH, Mustafaj tha se është në një proces gjyqësor, ndërsa nuk komentoi nëse ishte një veprim i drejtë apo jo.

 

Sa i përket Lulzim Bashës, nëse duhet të jepte dorëheqjen apo jo, ai refuzoi të përgjigjej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *