Subscribe

Nënkryetarja  e LSI, Kejdi Mehmetaj I cilësoi zgjedhjet në Kosovë si një tregues të forcimit të demokracisë në këtë shtet.

 

E ftuar në studion e emisionit 7pa5 në Vizion Plus, Mehmetaj tha se Kosova me zgjedhjet e të dielës ka dhënë disa mesazhe pozitive për vendet e rajonit e konkretisht për Shqipërinë.

 

Mehmetaj tha gjithashtu se do të shpresonte që të ishte Shqipëria ajo që duhet të kishte treguar këtë shembull dhe për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa theksoi se nanjëherë duhet edhe reflektim.

 

“Ajo qe ka ndodhur ne Kosove gjate muajve te fundit ne fakt jo vetem diten e djeshme eshte nje tregues qe jo vetem Kosova eshte forcuar shume si nje shtet me institucione qe funksionojne por dhe me demokracine qe forcohet dita-dites por pse jo per te dhene dhe disa mesime pozitive per vendet e rajonit, apo ne konkretisht. Duke nisur nga doreheqja e zotit Haradinaj qe i hapi rrugen zgjedhjeve te parakohshme menjehere me fillimin e ngerceve politike pa e cuar vendin ne kriza te parikuperueshme deri tek dita e djeshme. Nje dite e mire dhe pozitive ku lideret e partive komunikuan me qytetaret e i falenderuan per votimin ë diten e qete dhe pranuan secili pozicionet e tyre. Shpresoja dhe do shpresoja shume qe te ishte e kunderta dhe te ishim ne ata qe do i kishim dhene shembujt edhe per Kosoven apo dhe vendet me te vogla se ne brenda rajonit. Por nanjhere duhet edhe kjo per te sjelle pak reflektim.”

 

E ndalur tek çështja e integrimi, Mehmetaj deklaroi se opozita do t’i përgjigjet pozitivisht çdo ftese të bërë nga çdo institucion ndërkombëtarë, duke sjellë në vëmendje këtu edhe ftesën e OSBE/ODIHR për tryezën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *