E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Shkoni të votoni, orët e mbetura vendimtare për katër vitet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar gjithë qytetarët që tu drejtohen kutive të votimit, kur kanë mbetur më pak se dy orë nga mbyllja e procesit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kurti shkruan se orët e mbetura janë vendimtare për katër vitet e ardshme.

Ai ju ka kërkuar qytetarëve që të nxisin të gjithë ata që nuk kanë shkuar ende të votojnë.


Postimi i Kurtit:

Reklamë

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!

Vazhdo të lexosh

Reklamë